Gwyneth Paltrow, e ftuar së fundmi në podcast-in e Ana Faris, shprehu publikisht reflektimet e saj në lidhje me divorcin: çfarë mësoi dhe fitoi nga vendimi për t’u ndarë nga Chris Martin.
Aktorja pohoi se s’do të donte kurrë të ndahej nga ish-bashkëshorti i 11 viteve, pavarësisht çfarë asaj që ndodhi.
“Nuk e mendoja kurrë se do të divorcohesha. Nuk do të doja kurrë të mos isha e martuar me babin e fëmijëve të mi.”- u shpreh Paltroë për Martin.
Çifti u ndanë në 2014-ën dhe zyrtarisht u divorcuan në 2016-ën. Ata janë prindër të dy fëmijëve, vajzës 16-vjeçare Apple dhe një djalë 14 vjeç, Moses.
“Kam mësuar shumë më tepër nga ç’e imagjinoja për veten. Ishte ditëlindja ime e 38-të dhe isha në Toskanë, në një vend shumë të bukur. S’e di çfarë ndodhi me saktësi, por mes gotave të verës dhe shtrëngimeve të duarve, kuptova që martesa ime kishte marrë fund.”- vazhdon aktorja.
Sipas saj, ajo dhe Martin nuk kombinonin perfekt si çift, por çfarë i bashkonte ishte dashuria e madhe për fëmijët. Aktorja, sot e martuar me dikë tjetër pranon se mund të ketë dy lloj dashurish të ndryshme të cilat mund bashkëjetojnë me njëra-tjetrën, duke shtuar se me Chris ruan marrëdhënie të shëndetshme.