Autorja e “Përputhen” Olsa Muhameti ka deklaruar se Atdheu do të rikthehet sonte në emision për një përballje
Olsa Muhameti përmes një bisede virtuale me ndjekësit e saj ka zbuluar se sonte rikthehet një ish-konkurrent për një përballje të fortë.
Ajo u ka dhënë së fundmi mundësinë ndjekësve të saj në Instagram ta pyesin atë për gjërat që janë kuriozë dhe dikush prej tyre u shpreh se kishin dëshirë ta shihnin Atdheun përsëri në emision.
“Olsa ktheje Atdheun prapë nëpër emisionet tuaja se kemi dëshirë ta shohim. Respekte”, shkroi një ndjekës.
“…Që nga vendimi i pezullimit, Atdheu ka një rikthim nesër dhe një përballje. Për më shumë ndiqni “Për’puthen” nesër në 18:20”, u përgjigj Olsa.
Ndërsa ne na mbetet të shohim se çfarë përballje do të sjellë Atdheu sonte në emision.