Qeveria Kurti mblidhet sot pasdite

Në kuadër të zhvillimeve të njëpasnjëshme politike dhe institucionale sot pritet të zhvillohet edhe mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës.

Mbledhja nën drejtimin e kryeministrit, Albin Kurti është paralajmëruar pak më parë ndërsa pritet të nis në ora 16:00.

Në njoftimin për media nuk janë bërë të ditura temat për të cilat pritet të diskutohet në kuadër të kësaj mbledhje.