Ushtruesi i detyrës së presidenti Glauk Konjufca, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, pretendenten për presidente, Vjosa Osmani, zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi dhe me ministren për Arsim, Arbërie Nagavci, në Ditën Botërore të Autizmit, janë takuar ne udhëheqësit e Shoqatave të Autizmit në Kosovë.
Ata në takim kanë pritur edhe fëmijë autik. Pas takimit nuk do te ketë deklarata para mediave.
Ndryshe sot është Dita Botërore e Autizmit e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së tyre.