Kombëtarja italiane ka konfirmuar se disa raste kanë rezultuar pozitive në kampin “Azzurri”.
Të gjithë stafi i Mancinit kanë pasur kontakt, Sassuolo nuk do ta zhvillojë ndeshjen pas dyshimit tek Locatelli dhe Ferrari dhe Milani do të kontrollojë situatën me Donnaruman.
Serie A është në alarm nga situata me Kombëtaren, tani për tani është vetëm një rast pozitiv, Leonardo Bonucci i Juventusit, por duke marrë parasysh kontaktin e tij me lojtarët e tjerë italianë, rreziku mund të jetë ndonjë shpërthim i mundshëm.
Një sekretar në stafin e FIGC kishte rezultuar pozitiv, pasi ishte ankuar nga një dhimbje e fytit.
Tani, 13 skuadra janë të alarmuara nga situata e krijuar, njëra nga to edhe Chelsea, pasi Emerson Palmieri ishte në kampin stërvitor.
Nesër do të dalin rezultatet e testimeve të futbollistëve, ku pritet të shihet nëse një shpërthim i mundshëm ka ndodhur apo jo.