Ajo njihet për veshjen me stil të pakrahasueshëm.
E këtë e tregoi me një postim së fundi të publikuar nga Australia, shkruan lajmi.net.
Në profilin e saj zyrtar në Instagram ka publikuar imazhe e veshur me një këmishë me ngjyrë të kaltër derisa e ka kombinuar me një pulovër ngjyrë të gjelbër të mbyllur vezullues si dhe një fustan me ngjyrë kafeje.
Të dy veshjet e sipërme të saj, shihen të një materiali me pupla por me ngjyra të ndryshme. Rita, këtë veshje e ka kombinuar me një palë take me ngjyrë të zezë me dy lloje ngjyrash në kyçin e këmbës.
Flokët e saj bionde i ka shndërruar në stil të viteve të 90-ta teksa e ka përfunduar dukjen me një makijazh të lehtë.
“Është në detaje”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit.
Ndryshe, katër fotografitë e postuara artistja e njohur me famë botërore i ka shkrepur brenda një ambienti.