Këngëtarja e njohur doli për blerje bashkë me shoqet e saj.
Rita Ora, Isla Fisher, Elsa Pataky dhe Tessa Thompson kaluan mbrëmjen së bashku derisa shijuan një shëtitje së bashku.
Ato u larguan nga hoteli se ku po qëndronin me makinën VIP derisa u rikthyen në hotel pas katër orëve pazar në një dyqan në Sidnej të Australisë.
Ylli i popit Rita, 30 vjeçe, kishte veshur një palë pantallona të gjata të bardha, një pulovër rozë të thurur nga marka Sandro Paris cili kushton rreth 225 dollarë, të cilën e kishte kombinuar me një triko që kushton rreth 460 dollarë.
Këngëtarja shqiptaro-britanike kombinoi veshjen e saj me një palë take me ngjyrë të bardhë, vathë prej ari dhe një çantë të vogël të bardhë.
Ajo i lidhi flokët e saj bionde të gjata në një stil topuz, ndërsa dukej tërheqëse me një makijazh të lehtë në fytyrë ku i dominoi ngjyra e kaltër në pjesën e sipërme të syve.
Ndërsa, mikja e saj Isla, 45 vjeçe, gjithashtu ishte e veshur për të bërë përshtypje me një palë xhinse blu dhe një këmishë të bardhë me jakë të lartë.
Aktorja e Wedding Crashers kompletoi veshjen e saj me një xhaketë dhe këpucë të zeza, dhe gjithashtu mbante një çantë Fendi në vlerë 7,100 dollarë.
Theksojmë se, dyqani kryesor i Sydneyt i David Jones u mbyll në ora 19:00 të mërkurën, por mbeti i hapur edhe dy orë shtesë për yjet e Hollywood-it për të përfunduar blerjet e tyre.
Ndryshe, Rita Ora tash e një muaj po e vazhdon qëndrimin e saj në Sidnej të Australisë