“Eurovision” tashmë ka bërë publike renditjen e këngëve për dy netët gjysmëfinale.
Kompeticioni muzikor këtë vit është njoftuar se do mbahet më ndryshe për shkak të situatës së krijuar me COVID-19.
Nata e parë gjysmëfinale e këtij festivali do të mbahet më 18 maj, e dyta më 20, kurse finalja e madhe organizohet më 22 maj në Rotterdam.
Anxhela Peristeri, e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision”, do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale.
Në të njëjtën mbrëmje do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra, etj.
Shqipëria po ashtu është renditur e 11-ta në listën e shteteve që garojnë natën e dytë, kurse kënga e Peristerit mban titullin “Karma”.
Teksti i këtij projekti është shkruar nga gazetari Olti Curri me kompozim të Kledi Bahitit.
Në një intervistë të dhënë ditë më parë, Anxhela theksoi se do të bashkëpunojë me koreografen e njohur suedeze, Sacha Jean-Baptiste.