Reagimet e para kanë ardhur nga ndërkombëtarët pas vendimit të LDK-së për të votuar në Kuvend zgjedhjen e presidentit.
Është ambasadori gjerman, Jorn Rohde ai i cili ka përshëndetur këtë vendim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ai ka shtuar se shpreson që të gjithë deputetët e zgjedhur të vënë nevojat e qytetarëve para interesave politike, pasi që siç thotë ai, është e paimagjinueshme shkuarja në zgjedhje në këtë valë të re të koronavirusit.
“E lavdërueshme që LDK do të marrë pjesë në procesin zgjedhor për një president të ri. Shpresojmë që të gjithë deputetët e zgjedhur do të ndjekin dhe vendosin nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi partizanitetin politik. Unë vështirë se mund ta imagjinoj rrezikimin e zgjedhjeve të reja në mes të valës së pandemisë aktualisht të ndezur”, ka thënë ai.