Këngëtarja shqiptare Orinda Huta është në pritje të ëmbël.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një fotosesioni të realizuar bashkë me bashkëshortin e saj.
Duket se në këtë kohë ajo po ndihet mjaft e lumtur, duke ekspozuar barkun e fryrë në çdo imazh.
Edhe sot duke ndarë dy imazhe ajo ekspozoi linjat trupore në veshje të ngushtë, teksa vëmendja shkon te barku i rrumbullakosur.
E veshur me plotë stil teksa shijon motin e nxehtë, ajo u shfaq në formë të mirë.