Kinematë po hapen, shpërndarja e vaksinave po vazhdon dhe regjisorët kanë filluar të riorganizojnë dhe të përgatisin listat e tyre të publikimit për 2021 – dhe kjo përfshin disa filma që janë shtyrë për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Një i tillë është edhe “Wrath of Man” i regjisorit Guy Ritchie, prodhuar nga MGM e Miramax dhe që publikohet nga United Artists më 7 maj.
Ky është bashkëpunimi i fundit dhe i katërti i regjisorit anglez me yllin e Hollywoodit, Jason Statham.
“Wrath of Man” është realizuar nga Ritchie, Ivan Atkinson dhe Marn Davies dhe është gjithashtu një rikthim i “Le Convoyeur” të Nicolas Boukhrief.
Në film të pranishëm janë edhe: Jeffrey Donovan, Josh Hartnett, Scott Eastwood, Raul Castillo dhe Post Malone.
“Wrath of Man” ishte vendosur të lansohej fillimisht më 15 janar të 2021, por kjo rezultoi sfiduese për shumë kinema që ishin të mbyllura akoma.
Jason së pari ishte bashkuar me Ritchie në “Lock, Stock and Two Smoking Barrels”, pasuar nga filmat “Snatch” dhe “Revolver”.
Më poshtë ua sjellim trailerin e “Wrath of Man”: