Mbrëmë në Vushtrri rreth orës 21:30 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Policia ka njoftuar se një person është plagosur në këmbë në rrugën “Ukshin Kovaqica”.
“Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor, ndërsa në stacionin policor është vetë dorëzuar i dyshuari i cili kishte dorëzuar një pistoletë e tipit TT me një karikator me shtatë fishekë”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar për “vrasje në tentativë”.