Bora Zemani pret flokët shkurt dhe atë me duart e saj

Moderatorja ka lënë pa fjalë me veprimin e fundit tek parukieri.

Moderatorja e njohur shqiptare Bora Zemani ka bërë një ndryshim drastik në dukje.

Ajo u ka thënë “lamtumirë” flokëve të gjata, me të cilat e kemi parë tash e një kohë të gjatë në “Përputhen”.

Bora i është rikthyer stilit të vjetër të flokëve, teksa u shfaq në rrjete sociale duke prerë me duar të saj flokët.

Moderatorja dukej shumë e vendosur për këtë vendim teksa kishte marrë gërshërët në duar dhe po priste flokët.