Zgjidhen tre nënkryetarët e Kuvendit, Bogujevci, Hamza dhe Shala

Partitë politike në Kuvendin e Kosovës kanë propozuar emrat për nënkryetarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.

Nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është propozuar deputetja Saranda Bogujevci, kurse nga radhët e PDK-së është propozuar Bedri Hamza.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, deputetin Kujtim Shala.

Me shumicë të votave, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur nënkryetarët e rinj të Parlamentit në legjislaturën e tetë me radhë.

“Me 107 vota për me 6 vota kundër dhe pa asnjë abstenim”, u zgjodhën edhe nënkryetarët e tri grupeve më të mëdha parlamentare, tha Avni Dehari.

Ndryshe drejtuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari më parë bëri të ditur se në Kuvend të pranishëm janë gjithsej 114 deputetë.