Këngëtari i njohur Yll Limani ka filluar vitin 2021 me shumë risi.
Ai hodhi në treg 3 këngë, të cilat u pëlqyen mjaftë nga fansat e tij.
Duket se risitë nga ai nuk kanë të ndalur.
Në një intervistë të dhënë për Indeksonline, menaxheri i tij Bonart Ajvazi u shpreh se këngëtari së shpejti do të publikoi një këngë.
“Po kënga do të titullohet “A mki rrejt”, dhe do të lansohet në muajin Prill”, tha ai.
Ai tregoi se kjo këngë do të jetë e realizuar me videoklip.
“Kënga do të jetë e shoqëruar me videoklip, dhe të tjerat do t’i lemë befasi” shtoi ai.