Muaji mars si duhet do të kujtohet në masë të madhe nga disa persona në mbarë botën.
Kjo pasi në këtë kohë shumë njerëz janë duke u vaksinuar kundër virusit vdekjeprurës, COVID-19, shkruan Daily Mail.
Njëra prej tyre është edhe aktorja Sharon Stone, e cila me krenari ka treguar se është vaksinuar me dozën e parë.
63-vjeçarja këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instgram, duke ndarë edhe një fotografi.
“Mora vaksinën e parë”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Stone përndryshe u pa me një veshje të thjeshtë, kurse nuk e kishte harruar as edhe maskën mbrojtëse me dizajne.
Sikurse një shumicë në Amerikë dhe mbarë botën, edhe aktorja ka qenë e infektuar me coronavirus.