Quavo i merr veturën “Bentley” të dashurës, ndërsa bënë publike ndarjen e tyre

Rep-artisti i njohur, Quavo dhe Saweetie, tashmë kanë bërë publike ndarjen e tyre.

Pasi qëndruan për një kohë të gjatë në lidhje, dyshja kanë zgjedhur që të ndajnë rrugët, shkruan Daily Mail.

Por, reperi ka vendosur që asaj t’i marrë veturën luksoze të tipit “Bentley”, të cilën ia kishte dhuruar.

Këtë e ka bërë të ditur një burim afër artistit, duke përmendur se ai kishte shpenzuar rreth 350 mijë dollarë.

27-vjeçari ndërkaq nuk e kishte bërë veprimin vet, por kishte dërguar një person tjetër tek ish- e dashura.

Arsyeja e kësaj duket të jetë për shkak të reperes Saweetie, e cila në rrjetin social Twitter po bën statuse kundër Quavos.

Ndërkohë, që të dy kanë fshirë njëri-tjetrin në secilin rrjet social.