Ka përfunduar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, në të cilën u bë edhe betimi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës si dhe u zgjodh Kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.
Me të marrë postin drejtues të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u deklarua ku tha se do të jetë i njëjtë me të gjithë deputetët, pavarësisht partive.
Porn ë fund të deklarimit, Konjufca tha se lidhur me seancën e formimit të Qeverisë së Kosovës do të ketë një njoftim tjetër.
Pavarësisht se sot u raportua për mundësinë e formimit të Qeverisë së Kosovës gjatë pasdites e për një gjë të tillë u deklarua edhe lideri i VV-së, Albin Kurti, Konjufca me gjasë e bëri të ditur se një gjë e tillë nuk është gati.
Në prononcimin e tij të shkurtër para mediave, Kurti tha se pret ftesën e Konjufcës për formimin e Qeverisë.
“Tash e kemi Glauk Konjufcën kryetar të Kuvendit, unë pres prej tij që të më sjellë ftesën për formimin e Qeverisë si mandatar i ardhshëm dhe më pas do të ndjekim hapat kushtetues dhe ligjor
“Kurse për seancën e zgjedhjes së qeverisë, do t’ju lajmërojmë me kohë”, shtoi ai.