Policia shqipton 428 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid

Policia e Kosovës ka shqiptuar 428 gjoba për mosrespektim të masave anti-covid, gjatë 24 orëve të fundit.

Po ashtu janë shqiptuar 694 tiketa për kundërvajtje në trafik, ndërsa janë arrestuar 7 persona.

Gjatë 24 orëve kanë ndodhur 22 aksidente me të lënduar dhe 35 me deme materiale.