Pas fitores në “Grammy”, Dua Lipa shijon një natë romantike me të dashurin në Malibu

Ylli i muzikës pop Dua Lipa dhe modeli Anwar Hadid kanë kaluar mbrëmjen e djeshme së bashku.

Të dielën çifti u nis për një natë romantike në restorantin e njohur Nobu me pamje nga oqeani në Malibu.

Dyshja u panë disa momente pasi u larguan nga aty me shpejtësi dhe morën rrugën drejt automjetit të tyre.

Kur bëhet fjalë për modën tërheqëse, Lipa nuk zhgënjen asnjëherë. Artistja kishte veshur dollakë tri ngjyrëshe që përqafonin çdo pëllëmbë të linjave të saj.

Ajo gjithashtu veshi një xhaketë sportive në ngjyrë kremi mbi një të bardhë të butë që i binte rreth mesit të kofshës.

Për kontrast, ajo kishte veshur taka me ngjyrë të gjelbër teksa mbante një çantë që i përshtatej me dukjen.

Në mesin e pandemisë COVID-19 ende shumë e rrezikshme, këngëtarja e lindur në Britani u sigurua që të vendoste një maskë mbrojtëse me ngjyrë rozë mbi gojën dhe hundën e saj.

Hadid gjithashtu kishte vendosur një maskë të zezë për fytyrën.

Ai kishte zgjedhur një dukje më të rastësishëm i veshur me një xhinse blu të gjera një kapuç të zi mbi një bluzë dhe atlete të zeza.

Pas një pritje të shkurtër rojtari e tërhoqi makinën e çiftit deri në kabinën e ndërrimit dhe ata u futën dhe u larguan.