Nis mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur para pak minutave për të diskutuar për seancën ku pritet që të votohet Qeveria e re e Kosovës.

Seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të mbahet sot në ora 17:00.

52 deputetë kanë nënshkruar kërkesën e Mimoza Kusari- Lila, si përfaqësuese e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për të mbajtur seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re.

IndeksOnline ka siguruar listën me nënshkrimet e deputetëve të cilët kërkojnë seancën e jashtëzakonshme vetëm pak orë pasi është konstituar legjislatura e VIII e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.