Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar Glauk Konjufcën , si i zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës.
Lladrovci tha se Konjufca ka mundësi të mira të vazhdoj misionin atdhetar të familjes, përtej politikës ditore, duke shtuar se uron që ai ta mbajë fjalën që të gjithë deputetët për të do të jenë të barabartë.
Ramiz Lladrovci deklaroi se Qeveria e re ka dhe duhet të ketë kapacitetin e plotë ligjor, moral e politik për punë.
Por nëse Kushtetuesja nuk e lejoi Kurtin të kandidojë për deputet, shtrohet pyetja se si mund të udhëheq ai me Qeverinë.
Postimi i plotë:
Zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit të Republikës, plotëson obligimet kushtetuese dhe uroj të ketë sukses në detyrat dhe përgjegjësitë e tij.
Ai, po ashtu, ka mundësi të mira të vazhdoj misionin atdhetar të familjes, përtej politikës ditore. Uroj ta mbajë fjalën se të gjithë deputetët për të do të jenë të barabartë.
Mendoj se Qeveria e re e ka dhe duhet ta ketë kapacitetin e plotë ligjor, moral e politik për punë. Por, nëse Kushtetuesja nuk ia lejoi z. Kurti kandidimin për deputet, shtrohet pyetja se si mund të udhëheq ai me qeverinë.
Tetori vjen shpejtë dhe nuk ka nevojë qeveria të ketë vërejtje apo dobësi në këtë drejtim. Z. Kurti i ka numrat në çdo kohë për çdo emër për të drejtuar Qeverinë e re me dikasteret e saj. Është koha për punë!.