Javë më parë, Emily Ratajkowski u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë fëmijën nga lidhja me Sebastian Bear-McClard.
Modelja e famshme njoftoi përmes rrjeteve sociale që është bërë nënë duke postuar një fotografi teksa i jepte gji fëmijës.
Sylvester Apollo Bear është pagëzuar fëmija i Emilyt, e cila ka vendosur të mos e tregojë gjininë, sepse ajo dhe bashkëshorti i saj duan ta rritin fëmijën në një ambient neutral sa i përket gjinisë.
Dhe tash, vetëm disa ditë pasi është bërë nënë, 29-vjeçarja që e ka provuar veten edhe si aktore, ka barkun e sheshtë.
Ajo ka pozuar para pasqyrës me pizhame dhe ka mahnitur me dukjen pas shtatzënisë.