Djali i Vin Diesel pjesë e filmit “Fast and Furious 9”

Djali i Vin Dieselit, do të jetë pjesë e filmit “Fast & Furios 9”.

Vincent Sinclairi do të luajë versionin më të ri të Dominic Torettos, personazhi i cili ka luajtur që nga pjesa e parë e vitit 2001, shkruan TMZ.

 

 

11-vjeçari tashmë ka xhiruar skena në vitin 2019.

“F & F9” do të dalë më 25 qershor, pastaj do të dalin edhe dy pjesë të tjera.