Reshje të vazhdueshme të borës ka anembanë vendit që prej dy ditësh.
Si pasojë e këtyre reshjeve të mëdha të borës probleme të mëdha pati edhe në komunikacion ku shumë prej rrugëve ishin të papastruara.
Por një sasi jashtëzakonisht e madhe e borës ka rënë në Komunën e Rahovecit e kjo vërehet edhe më mirë përmes një fotografie të publikuar nga qytetari Rumir Zhuniqi.
“Dita e dytës e pranverës”, ka shkruar Zhuniqi në publikimin e fotografisë.
Si pasojë e borës së madhe anembanë vendit nga Policia e Kosovës dje kanë apeluar për kujes të shtuar të qytetarëve në trafik.