As me Fatjonin, as Atdheun, Ana në lidhje me këtë konkurrent të “Për’puthen”

Ana Lleshi ka kohë që është larguar nga “Për’puthen”, si konkurrente.

Por ajo javëve të fundit ishte rikthyer në “Për’puthen Prime”, si analiste.

Raportet që ka me konkurrentet e emisionit, Ana i publikon dhe në rrjetet sociale.

Ajo kishte pasur afërsi me Fationin, dhe me Atdheun por që me asnjërin nuk kishte vendosur të ketë më shumë se shoqëri.

Burime të Iconstyle zbulojnë se Ana tashmë ka nisur lidhje dashurie me konkurrentin Arsimin i cili doli ditë më parë nga programi.

Ishte vet ai i cili publikoi një foto me unazë në gishtë duke shkruar: “Nuk ka rëndësi dhurata,por mundi”.

Lidhjen e tyre e ka konfirmuar edhe Meridian Ramçaj i cili ka publikuar një imazh krah Arsimit duke shkruar: “Foto u mundësua nga Ana, faleminderit!”