Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi është një nga deputetët të cilët u betuan sot në legjislaturën e tetë me radhë të Kuvendit të Kosovës.
Pas betimit, Gashi ka publikuar një fotografi në të cilën shihet duke përshëndetur deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Gashi tha se sot filluan një rrugëtim të ri, duke besuar në vlerat politike të LDK-së dhe duke u bazuar në besimin e dhënë nga votuesit.
“Sot filluam nje rrugetim te ri, duke besu ne vlerat politike te LDK-se, dhe duke u bazuar ne besimin e dhene nga votuesit tone!”, shkroi Gashi.
Duke bërë shaka pak para nisjes së seancës konstituive, Arben Gashi iu drejtua ish bashkëpartiakut të tij, tani deputet nga radhët e VV-së në kuadër të listës së Vjosa Osmanit, Faton Peci duke i sugjeruar që të ulet në anën e ulëseve të ndara për deputetët e LDK-së.