Gjatë ditës së premte në Prishtinë ka ndodhur një vdekje e dyshimtë.
Sipas njoftimit në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, një grua e kishte gjetur në banesë viktimën e shtrirë në tokë pa vetëdije.
Pas daljes në vendin e ngjarjes, ekipet relevante të policisë dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku.
Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori.
I njëjti ka urgjëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Rr. Jakov Xoxa , Prishtinë, 19.03.2021-13:31. Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se, në banesë e kishte gjetur viktimën të shtrirë në tokë pa vetëdije. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Lidhur me rasti është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.”, thotë raporti i policisë.