Dje në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve ku edhe u caktuan çiftet çerekfinale të kësaj gare.
Ndeshjet si Bayern – PSG dhe Liverpool – Real Madrid konsiderohen si më emocionueset në këtë fazë, por ish- trajneri i Arsenalit Arsene Wenger nuk e sheh asnjërën prej skuadrave të lartëpërmendura në finalen e Stambolit.
Sipaa tij, për trofeun më të rëndësishëm evropian në nivel klubesh në finale do të përplasen dy gjigantët anglez Chelsea dhe Manchester City.
“Në Ligën e Kampionëve është shumë e vështirë të bëhen parashikimi, por unë mendoj se finalja e këtij edicioni do të zhvillohet ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt”, ka thënë Wenger.
Ndryshe, në çerekfinale Chelsea do të ballafaqohet me Porton kurse Manchester City me Borussia Dortmundin.