Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Deçan.
Policia ka bërë të ditur se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në oborrin e tij dhe i njëjti kishte një plagë në gjoks, ku dyshohet se ishte shkaktuar nga arma e zjarrit.
Në afërsi të viktimës është gjetur një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ku dhe ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML. Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante policore.