Nis takimi i Abdixhikut me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Ka nisur takimi mes Lumir Abdixhikut, Albin Kurtit e Vjosa Osmanit.

Kryetari i ri i LDK-së në këtë takim është i shoqëruar nga Kujtim Shala.

Temë diskutimi e këtij takimi do të jetë qëndrimi i LDK-së për çështjen e votimit të qeverisë dhe me theks të veçantë të presidentit.

Ky takim ishte planifikuar të mbahej më herët gjatë javës, mirëpo që më kërkesë të Abdixhikut ishte shtyrë për ditën e sotme.

Pas takimit pritet të ketë deklarime për media.