JLo dhe Alex Rodriguez iu japin fund spekulimeve për ndarje

I fejuari i këngëtares ka udhëtuar në Republikën Dominikane për ta vizituar.

Javët e fundit çifti kanë qenë tejet të komentuar me spekulimet se kanë disa mosmarrëveshje dhe do të ndahen.

Megjithatë ata u prononcuan për mediat e huaja duke thënë se po i sqarojnë disa gjëra me njëri-tjetrin.

Rodriguez udhëtoi për në Republikën Dominikane, ku Lopez aktualisht po xhiron një film. Në disa fotografi të publikuara nga DailyMail, dyshja shihen duke u argëtuar mjaft shumë me njëri-tjetrin.

Në imazhet e tjera, aktorja e “Hustlers” duket e lumtur kur përshëndetet me A-Rod dhe duke shkëmbyer puthje me të pas mbërritjes në vendin ku po qëndron.

Rikujtojmë se, raportimet e fundit flisnin për një tradhti të Rodriguez me yllin Madion LeCroy, gjë që nuk doli të jetë e vërtetë.