Harta e Vuçiqit, vije reagimi nga BE-ja

Ka nxitur shumë deklarata e provokimit të radhës nga Aleksander Vuçiqi, i cili ka publikuar hartën e Kosovës me flamurin serb në të.

Pas shumë reagimeve nga Kosova, tani ka pasur një reagim zyrtar edhe nga Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka bërë thirrje që dy shtetet të përmbahen nga veprimet e deklaratat e ngutshme.

“BE-ja bën thirrje që Kosova e Serbia të angazhohen me veprime e deklarata që krijojnë atmosferë për bashkëpunim. Kemi thënë edhe në të kaluarën që Serbia dhe Kosova duhet të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat që janë kundërproduktive për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre dhe punën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, ka thënë Stano.