Angelina Jolie thuhet se ka paraqitur dokumente që vërtetojnë se ish-burri i saj, Brad Pitt, kishte kryer dhunë në familje.
Çifti i dha fund marrëdhënies 12 vjeçare në 2016 dhe që atëherë janë përfshirë në një betejë ligjore për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
Tani, sipas The Sun, Jolie ka paraqitur dokumente ligjore kundër Pitt që ofrojnë prova të dhunës në familje.
Nuk është e qartë nëse ky akt i dhunës ka ndodhur teksa dyshja ishin të martuar, megjithëse disa po tregojnë për një incident nga 2016.
Ishte gjatë atij viti që ata paraqitën divorcin e tyre, me disa raportime amerikane duke thënë se Brad ishte përfshirë në një konflikt me djalin e tyre, Maddox.
Sipas disa shkrimeve, Pitt dhe Maddox kishin një debat të fortë në një avion privat dhe madje përfunduan duke luftuar me grushte.
Pas një hetimi nga FBI dhe autoritetet qeveritare dhe lokale, Pitt u pastrua nga të gjitha akuzat.
Secili nga fëmijët e Jolie dhe Pitt – Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne të gjithë mund të flisnin gjatë një seance në gjykatë.
Në vazhdim presim të shohim se çfarë do të ndodhë mes familjes së popullarizuar.