Çaji me mollë dhe kanellë ka për bazë vetëm këto dy produkte të cilat sa më të freskëta t’i keni aq më shumë shëndet i dhuroni organzimit tuaj.
Është koha perfekte për të shijuar një filxhan të mirë çaji bio.
Në fakt për një kupë plot shëndet është gjithnjë koha e duhur dhe ky që do ju sugjerojmë ditën e sotme është pikërish i duhuri.
Pa sheqer, pa përbërës kimikë, me një kosto shumë të ulët dhe plot me shije.
Çaji me mollë dhe kanellë ka për bazë vetëm këto dy produkte të cilat sa më të freskëta t’i keni aq më shumë shëndet i dhuroni organzimit tuaj.
Mollët kanë një sërë vetish të mira për organizmin ato mbrojnë trurin, ulin rrezikun e prekjes nga diabeti, luftojnë tumoret dhe mbrojnë zemrën.
Kanella nga ana tjetër është një antioksidant i mrekullueshëm natyral.
Përveçse ju liron rrugët e frymëmarrjes dhe mbush shtëpinë me aromë të mirë, ajo përmban minerale si kalium, kalcium, mangan, hekur, zink dhe magnez.
Përfitojini të gjithë këto vlera në një filxhan dhe shijoni këtë recetë çaji plot aromë në çdo kohë.
Përbërësit
4 mollë
500 ml ujë
2 lugë gjelle mjaltë
1 lugë çaji kanellë pluhur
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete lani dhe qëroni mollët tuaja. Pasi të keni bërë këtë, ndajini ato në katërsh ose në feta më të holla dhe vendosini në një tigan të thellë.
Po aty shtoni dhe ujin, derisa të mulohen të gjithë mollët me të. Ne këshillojmë rreth 500 ml, por mund të shtoni edhe më shumë në varësi të masës që po përgatisni.
Ndizni zjarrin në nxehtësi të ulët dhe përziejini mollët me ujin pak nga pak teksa ziejnë. Shtoni mjaltin, kanellën dhe vazhdoni me përzierjen derisa të shikoni që uji ka zier.
Më pas kullojeni dhe hidheni në filxhanë për ta shijuar sipas dëshirës tuaj. Me këto masa mund të përgatisni 2 filxhanë të mëdhenj çaji ose 4 të vegjël.