Reagimi i Ambasadës kineze: Qeveria shqiptare të bisedojë direkt me kompanitë tona për vaksinat

Ambasada Kineze në Tiranë ka reaguar për Top Channel në lidhje me vaksinat kineze kundër Covid-19. Në reagim e saj, ambasada bën shprehet se qeveria shqiptare duhet të kontakojë me kompanitë përkatëse të vaksinës dhe se ambasada është e gatshme të japë asistencë.

Reagimi i Ambasadës Kineze në Tiranë erdhi pas gazetarja e Top Channel, Elda Menga kërkoi një intervistë me ambasadorin e Kinës në Shqipëri në lidhje për mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve për vaksinat kineze kunder covid.

Reagim i Ambasadës Kineze per Top Channel:

‘Kina mbështet me vendosmëri bashkëpunimin ndërkombëtar mbi vaksinën anti Covid-19. Kina dhe Shqipëria gëzojnë një miqësi tradicionale, rruga e komunikimit midis dy palëve për zhvillimin e bashkëpunimit mbi vaksinë është e hapur.

Hyrja e vaksinës kineze në Shqipëri ka të bëjë me një sërë problemeve teknike. Në qoftë se pala shqiptare ka interes për vaksinën kineze, mund të kontaktojë direkt me kompanitë përkatëse kineze, ambasada kineze është e gatshme të japë asistencë të nevojshme.

Gjithashtu jemi me kënaqësi të shohim që Shqipëria të sigurojë sasi të mjaftueshme të vaksinës nëpërmjet rrugave të ndryshme, dhe kemi dëshirë për të ofruar mbështetje të nevojshme’.

Kujtojmë që vendet e rajonit si Serbia dhe Maqedonia e Veriut e kanë marrë vaksinën kineze. Gjithashtu edhe vende të Bashkimit Europian si Hungaria, dhe Republika çeke kanë marrë vaksinat kineze. Para pak ditësh Kina miratoi një tjetër vaksinë kundër Covid-19, e cila ishte e 5 nga numri i vaksinave kineze. 4 nga këto vaksina janë aprovuar për përdorim emergjent. Të 5 vaksinat janë krijuar nga kompani kineze.