Stoltenberg: Mali i Zi dëshiron të largohet nga NATO!

NATO Secretary General Jens Stoltenberg speaks during a media conference at NATO headquarters in Brussels, Wednesday, Oct. 23, 2019. (© Virginia Mayo/AP Images)

Raporti i prezantuar dje nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, thotë se mbështetja për NATO-n është akoma e lartë në nivelin e vendeve anëtare.

“Ashtu si në 2019, shumica e qytetarëve votuan pro një referendumi të pyetur nëse vendi i tyre dëshironin që të mbetet anëtar i NATO-s (62 për qind, krahasuar me 64 për qind në 2019), dhe vetëm 11 përqind thanë se do të votonin për daljen e vendit të tyre nga Aleanca:, thuhet në raport.

Kur u pyetën “Nëse mund të votonit pro ose kundër anëtarësimit të vendit tuaj në NATO”, 50 përqind e qytetarëve malazezë thanë se do të votonin për t’u larguar nga NATO, 30 për qind për të qëndruar në Aleancë, ndërsa 20 për qind e tyre janë të pavendosur”.

Raporti gjithashtu thotë se shumica e qytetarëve aleatë (58 për qind) ende e shohin anëtarësimin në NATO si një shans për të zvogëluar probabilitetin e një sulmi nga një vend i huaj, dhe vetëm 16 për qind nuk pajtohen me atë deklaratë.

Kur bëhet fjalë për Malin e Zi, 22 për qind e qytetarëve pajtohen me deklaratën, ndërsa 45 për qind janë kundër. Të tjerët nuk kanë qëndrim.

Sipas dokumentit të botuar, Mali i Zi shpenzoi 73 milionë euro në mbrojtje në vitin 2020, që është 1.72 për qind e produktit të brendshëm bruto të Malit të Zi.

Kur bëhet fjalë për numrin e personelit ushtarak, sipas këtij dokumenti, Mali i Zi ka 1,900 ushtarë, ndërsa Luksemburgu ka më pak, 900. Islanda, megjithëse është anëtare e Aleancës, nuk ka ushtarë.

Në Aleancë më së shumti janë amerikanët, prej të cilëve janë 1,386,000, ndërsa Kroacia kryeson vendet e rajonit më të gjerë më 15,200 ushtarë. Sllovenia ka 7,000 personel ushtarak dhe Shqipëria 6,700, ndërsa ushtria e Maqedonisë Veriore përbëhet nga 6,100 personel ushtarak.

Raporti Vjetor i NATO-s thekson se Misioni i KFOR-it vazhdoi të kontribuojë vitin e kaluar në ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe lirisë të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, siç është mandatuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.