Sipas presidentit të La Ligas, Javier Tebas, në finalen e Copa del Rey do të jenë më shumë se 15 mijë tifozë.
“Në qoftë se pandemia shkon siç duhet, atëherë do të jenë rreth 15 mijë tifozë në stadium”.
Megjithatë, tifozët e Barcelonës dhe Athletic Bilbaos do të kenë vështirësi për ta parë ndeshjen nga afër.
E gjitha kjo pasi, tiketat do të shiten vetëm në Andaluzi, në mënyrë që Baskët dhe Katalanët mos të udhëtojnë jashtë zonave të tyre.
Finalja e Kupës së Mbretit do të luhet më 17 prill.