Drake ia vë syrin Kim Kardashian, pas kërkesës së saj për divorc nga Kanye West

Drake shpreson për një romancë me Kim Kardashian, sapo u bë beqare pas divorcit me Kanye West.

Drake thuhet se i ka vënë sytë tek Kim Kardashian, e cila është bërë beqare pasi bëri kërkesën për divorc nga burri Kanye West muajin e kaluar, shkruan Daily Mail.

Reperi, 34 vjeç, thuhet se ka filluar të dërgojë mesazhe tek ylli i Keeping Up With The Kardashians kur ishte e qartë se martesa e saj me Kanye po mbaronte.

Kjo vjen pasi Drake përmendi në mënyrë indirekte Kanyen në këngën e tij të re “Wants and Needs”, duke ndezur fansat të pyesin nëse autori i hitit Hotline Bling dhe Kim, 40 vjeçe, kishin pasur një romancë më parë.

Një burim i tha Heat: “Drake nuk mund ta kuptonte kurrë atë që Kim pa në Kanye, ai po thoshte për vite me radhë se si ai nuk ishte djali i duhur për Kim dhe gjithçka do të përfundonte me lot”.

“Ai ishte i befasuar që iu desh shumë kohë për ta kuptuar dhe filloi t’i dërgonte asaj meszhe në momentin që u bë e qartë se divorci ishte i pashmangshëm, është gati ta shohë atë sa herë që ajo e thotë fjalën, në thelb, dhe ai është i bindur që do të ndodhë shumë shpejt”, shtoi burimi.

Sidoqoftë personi në fjalë tha se Kim ende nuk është e interesuar të ndjekë një marrëdhënie me askënd.

“Kim është e kujdesshme në lidhje me marrëdhëninen me dikë tjetër shumë shpejt para se të zgjidhet divorci”, deklaroi ai.

Në fillim të këtij muaji, Drake bëri që fansat të spekulonin për një lidhje të përfolur me yllin e reality-shout pasi publikoi këngën e tij të re “Wants and Needs”.

Edhe pse Drake nuk e përmend kurrë Kimin me emër në këngë, rrjetet sociale menjëherë filluan të gumëzhinin se artisti kanadez po i referohej një lidhje të mundshme me personalitetin televiziv..

Kënga vjen pasi u spekulua gjerësisht se Drake la të kuptohej që ai dhe ylli i Keeping Up With the Kardashians kishin një flirt gjatë vitit 2018 në xhirimet e “In My Feelings”.