Treni ka goditur një veturë në Ferizaj, më konkretisht në fshatin Saraishtë. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh kanë raportuar se në aksidentin që ndodhi mbrëmjen e së hënës lëndime ka pësuar vozitësi i veturës.
Vozitësi i veturës është dërguar për tretman mjekësor.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një treni ku si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vozitësi i veturës i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, njofton policia në raportin 24 orësh.