S’ka më hajni në federatë, kanë kalu ato kohëra.
Ju që mundoheni para çdo ndeshje të Kombëtares me sjellë huti e destabilizim kot po e rrehni ujin me havan se dihet kush jeni ju dhe fjalët e juaja sa kanë peshë. Jeni duke u mundu ta kapni Federatën dhe me shkatërru, e ta keqpërdorni ashtu siç jeni mësu çdokund. Por, këtu keni gabu, pasi keni punë me një udhëheqje që nuk mundeni me laku e as për së afërmi me ju afru me punë, drejtësi e profesionalizëm. Tash prapë me gjyqe, shantazhe, propaganda, rrena e poshtërsia keni fillu. Vazhdoni se asnjëherë nuk do të mundeni ma të bëni asgjë të korruptuar, bastergji, fajdegji dhe komargji. Të kot e të parëndësishëm për futboll kini qëllu. Besoj që edhe kandidatin e keni ndërru, që me mujt nëpër klube me shku me shtri dorën e votën e lëmoshës për hajni me e kërku. Por, kot e kini…
S’ka as përjashtim e as vërejtje, çdo gjë dihet dhe e ka rrugën e vet, po edhe nëse duhet me shku një individ apo edhe ky kryetar, as UEFA e as FIFA nuk e bënë përjashtimin e FFK-së por të individit. Përkundrazi, përjashtimi rrezikohet vetëm nëse veprohet kështu me shantazhe dhe pengesa e përzierje në punët dhe pavarësinë e FFK-së si organizatë. Nëse shteti nuk vepron ndaj këtyre grupeve atëherë është rrezik dhe detyrohet UEFA dhe FIFA që ta mbrojnë institucionin dhe anëtarët e tyre nga grupet kriminale. Pra këto janë gjëra të qarta, çdo ndryshim të udhëheqjes së krerëve të futbollit bëhet nga delegatet e klubeve e regjioneve në rrugë të drejtë dhe të rregullt në Kuvend e të miratuar nga UEFA dhe FIFA. Asnjë organ tjetër as sportiv e as shtetëror nuk lejohet të ndërhyjë e le ma grupet minore dhe të parëndësishme.
Kosova ime, qëndro e hekurt edhe ndaj hienave të tilla!
Ismet Bislimi