U.D i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar para medieve se mbledhjet që po mbahen me kryesinë e partisë janë të rregullta dhe kësaj radhe do të flasin për zgjedhjet lokale.
Hoxhaj u shpreh se qëndrimet e tij si opozitë i ka treguar pas takimit të djeshëm, ndërkaq tha se edhe nesër pritet të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues.
“Është mbledhja e tretë pas rezultatit të 14 shkurtit është mbledhje e rregullt e kryesisë, sikurse është e menduar të jetë edhe mbledhja e Këshillit Drejtues, mbi një temë të vetme, se si PDK të përgatitet për zgjedhjet lokale”, tha Hoxhaj.
“I keni parë qëndrimet e mia pas takimit me z.Kurti, natyrisht që diskutohen në mbledhje”, u shpreh Hoxhaj.