Ka nisur të mbahet takimi i paralajmëruar për në ora 15.00, mes përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe atyre të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në këtë takim pritet të merret vendim lidhur me rekomandimin që nga 22 marsi, për dy javë të kalohet në mësim online, si shkak i masave kundër përhapjes së rrezikshmërisë nga koronavirusi, njofton Klan Kosova.
Ky takim po zhvillohet pa prezencën e mediave meqë janë lejuar vetëm të marrin pamje.