Mblidhet Kryesia e PDK-së, diskutohet për rezultatin e zgjedhjeve

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) ka thirrur në takim Kryesisë e partisë.

Në mbledhje do të diskutohet rezultati pas zgjedhjeve të 14 shkurtit që e radhitën këtë subjekt të dytin pas Lëvizjes Vetëvendosje.

Ganimete Musliu nuk ka treguar se cila është arsyeja e mbledhjes.

Edhe Xhavit Haliti nuk ka pranuar të flasë për medie, raporton EO.

Edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka konfirmuar se do të mbajnë mbledhje në parti.