Analistja politike, Luljeta Aliu është kërcënuar publikisht nga një person në rrjetin social Facebook.
“Përnime lyp plumb në ballë edhe pak është!”, shkroi komentuesi në një nga postimet Aliut.
Kërcënimin e ka shpërnda vetë ajo në profilin e saj në Facebook, teksa shton se sipas saj edhe shumica e prokurorëve mendojnë si komentuesi dhe nuk e arrestojnë personin që e ka kanosur.
“Po kush, cili prokuror del e arreston këtë tip, që publikisht më kërcënon me jetë e që iu bën thirrje neandertalëve tjerë? Asnjë. Sepse kështu mendojnë shumica e burrave, si ky”, shkroi Aliu në Facebook.
Postimi i plotë:
Qe neandertalat si duken. Per keta, gruja nuk guxon me braktise burrin, edhe pse ai eshte i dhunshem, mashtrues, rrenc, tradhëtar. Për këta, ajo duhet me nejte e me duru e mos me kallxu qe ai si tinzak që është, sillet si njeri shumë i mirë e modern, e brenda 4 mureve të torturon emocionalisht e psiqikisht e fizikisht. E i korrupton polici e prokurori e gjyqësor, sepse lehtë korruptohen, janë kështu shumica si këta, primitivë. Po kush, cili prokuror del e arreston këtë tip, që publikisht më kërcënon me jetë e që ju bën thirrje neandertalëve tjerë? Asnjë. Sepse kështu mendojnë shumica e burrave, si ky. E ky tjetri, që as shqip nuk din me shkru, ta shan demokracinë, sepse ua lejoi grave me ju ba ballë njerëzve primitivë si këta.