Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pati bërë 81 premtime gjatë zgjedhjeve për kryetar të komunës, por ka përmbushur vetëm 34% të tyre.
Sipas institutit GAP, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për mandatin e dytë i ka dhënë 81 premtime, por deri tash i ka përmbushur plotësisht vetëm 28.
Tutje, 9 premtime janë gjysmë të përmbushura, 20 kanë filluar, ndërsa 24 premtime të tjera nuk kanë filluar ende.
Në premtime që nuk kanë filluar punën janë: Ndërtimi i teatrit të qytetit, i ndarë nga teatri i kukullave “Dodona”, themelimi i ndërmarrjes lokale për menaxhimin e tregjeve, rregullimi i shtigjeve të ecjes nga Gërmia deri në rajonin e Gollakut e të tjera.