Çdo mëngjes e pasdite qytetarët të cilët hyjnë dhe dalin nga Prishtinë përballen me kolona të gjata.
Padyshim se një nga pjesët më të “bllokuara” në trafik është ajo në Veternik.
Çdo shofer që mëngjesin e sotëm është nisur drejt Prishtinës nga kjo anë është përballur me kolonë të gjatë.
E kjo situatë është e ngjashme thuajse çdoherë, aq më tepër kur në vend ka reshje të vazhdueshme të shiut sikurse sot.