Ajo është e njohur për paraqitjet e saj me plot stil në tapetin e kuq.
Rita Ora tregoi figurën e saj të përsosur me veshje elegante në eventin e “Grammy”.
30-vjeçarja me mbërritjen e saj në vendin e ngjarjes përshëndeti paparazzet dhe fansat e saj që takoi. Këngëtarja, tregoi nga gjoksi me dekoltenë e hapur dhe këmbën e majtë në të çarën e fustanit.
Rita aksesoi dukjen me një bizhuteri prej ari, duke përfshirë rrathë të shumtë në duar dhe vathët e saj e cila i kishte dekoruar me shkronjat e para të emrit dhe mbiemrit të saj RO. Ajo kishte vendosur edhe makijazh të lehtë teksa theksoi bukurinë e saj të pazëvendësueshme.
Ndryshe, Rita është në Sidnei për rolin e saj si juriste në The Voice Australia, së bashku me Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian.
Pamja e saj në “Grammy” vjen pasi Rita u zotua të heqë mënyrën e saj të jetesës në mbrëmje dhe heqjen e tatuazheve pas skandalit në ditëlindjen e saj.