Janë bërë të ditura nominimet për çmim “Oscar”. Përmes një transmetimi live aktorja Priyanka Chopra dhe bashkëshorti i saj, muzikanti dhe aktori Nick Jonas, i bënë të ditur emrat e filmave, aktorëve, regjisorëve e producentëve të nominuar për edicionin e 93-të të shpërblimeve “Oscar”.
Në garë për çmimin kryesor “Filmi më i mirë”, sivjet janë filmat: “The Father”, “Judas and The Black Messiah”, “Mank”, “Minari”, “Nomadland”, “Promising Young Woman”, “Sound of Metal” dhe “The Trial of the Chicago 7”.
Aktorët e përfshirë në garën “Aktori më i mirë” janë: Riz Ahmed, Chadwick Boseman, Anthony Hopkins, Gary Oldman dhe Steven Yeun.
Kurse garën për “Oscar” në kategorinë “Aktorja më e mirë” e kryesojnë yjet: Viola Davis, Andra Day, Vanessa Kirby, Frances McDormand dhe Carey Mulligan.
Shumë prej nominimeve të kësaj ceremonie prestigjioze ishin parashikuar kohë më parë në ekspertët e filmit. Këtu përfshihen edhe emrat e regjisorëve që arritën të nominohet në kategorinë “Regjisori më i mirë”, dhe ku sivjet garojnë: Chloe Zhao me filmin “Nomadland”, Emerald Fennell me filmin e saj “Promising Young Woman”, Lee Isaac Chung me “Minari”, David Fincher me filmin “Mank” dhe Thomas Vinterbergh me filmin e tij “Another Round”.
Në kategorinë “Filmi më i mirë i animuar” kanë arritur të nominohen projektet: “Onward”, ‘Over the Moon”, “A Shaun The Sheep Movie: Farmageddon”, “Soul” dhe “Wolfwalkers”.
Theksojmë se në një tjetër kategori të rëndësishme sidomos për film bërësit dhe kinemastët ndërkombëtarë është kategoria “Filmi më i mirë i huaj”, ku këtë vit është nominuar edhe filmi boshnjak “Quo Vadis, Aida?”, në të cilin luan edhe aktori kosovar, Alban Ukaj. Për këtë shpërblim Bosnja garon krahas filmave: “Another Round” nga Danimarka, “Better Days” nga Hong Kongu, “Collective” nga Rumania dhe “The Man Who Sold His Skin” nga Tunizia.
Sa i takon kategorisë “Aktori përkatësisht aktorja më e mirë në rol dytësor” të nominuar sivjet janë yjet: Sacha Bron Cohen, Daniel Kaluuya, Leslie Odom, Paul Raci, Lakeith Stanfield, si dhe aktoret Maria Balakova, Glenn Close, Olvia Colman, Amanda Seyfried dhe Yuh-Jung Youn.
Ndryshe, edicioni i 93-të i ngjarjes më të rëndësishme kinematografike në botë, do të mbahet më 25 prill 2021 dhe do të transmetohet live në kanalin “ABC”, dhe në më shumë se 225 shtete të botës.