Pasaporta e Covidit përfshinë tri kategori, hiqen kufizimet ndaj shteteve dhe lejohet lëvizja

Pasaporta e Covidit që po diskutohet në Bruksel është në agjendën e Komisionit Evropian.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq i cili ishte pjesë e diskutimit për këtë temë, ka bërë të ditura disa nga specifikat e pasaportës së Covidit.

 

Komisioni Evropian ka në plan që me paraqitjen e kësaj pasaportë të hiqen masat kufizuese ndaj shteteve, të shfuqizohen vendimet që ndalojnë të drejtën e udhëtimeve dhe të ketë një verë pa kufizime në të gjitha shtetet.

“Do të propozohen tri kategori të pasaportave, ata që janë vaksinuar, ata që kanë një test negativ dhe ata që e kanë kryer Covidin” ka thënë Plenkoviq.

Propozimi për futjen e pasaportës së Covidit do të jetë në tryezën e diskutimit me 17 mars dhe do të vlejë vetëm për lëvizjen e lirë të shteteve të BE-së.